Pse policia nuk zbardh dot krimet ? – KOMENT

Nga Jul Kasapi

Kur bëhen 8 muaj në krye të drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, kryepolici, ngjarjet pa autor i ka bërë si ato fotot në fcb që fshihen pa lënë gjurmë. Si ato rraqet e vjetra që hidhen dhe sdo tja dijë askush më. E tillë ishte goditja e tv kombëtar Top Channel ku për nga përmasat është si të godasësh godinën e Kryeministrisë dhe autorët mos të gjenden. Mos të mjaftonte kjo rraqet e vjetra të policisë thonë se arrestuam një të burgosur e që medemek ka sjellë targat e makinës që u përdor në atentatin e Don Boskos ku mbeti e vrarë një nënë e pafajshme. Unë nuk e di pse është kaq e rëndësishme të thuash targat kur nuk ke asgjë mbi autorët. Sërish rraqet e vjetra nuk kanë asgjë mbi rrëmbimet dhe zhdukjet e personave në Sarandë. Këto zhdukjet e personave ditën për diell në Shqipëri janë bërë të zakonshme dhe rraqet e vjetra ngaqë kanë këtë mentalitet të vjetëruar kanë çuar në zgrip deri në zhdukje dhe qentë e specializuar për gjetjen e kufomave. Ka arritur deri aty sa dëgjohen çudira nëpër studio se si do gjehen!! Por edhe pse ngjarje te tilla ka kaq shumë ajo që të bën përshtypje është se si drejtuesit e policisë nuk harrojnë të mbajnë nga 2 deri në 4 shoferë automjetesh e në polici nuk kanë mbetur njerëz për të hetuar krime. E kuptoj që drejtori i përgjithshëm ka 2 shoferë por nuk arrij të kuptoj se si ai i Tiranës numëron 4 të tillë e bashkë me zv/ drejtorin e Tiranës që ka 3 shoferë bëhen 7 drejtues. Komisariati nr 2 me 3 drejtues automjetesh për shefin ndërsa ai i komisariatit nr 1 me 2 drejtues automjetesh. Për 5 pozicione në policinë e shtetit ka në total 14 drejtues automjetesh. Për rrëmbime që ndërpriten kërkimet apo dhe ngjarje që arrestohen të arrestuar nuk bëhet asgjë ama për shoferët ka luftë. Po përse ndodh diçka e tillë? Ndodh se historiku në policinë e shtetit ka treguar se ata që kanë qenë shoferë në një moment u bënë drejtorë në policinë e shtetit. Po si prisni të zbardhen ngjarjet në këtë vend kur paratë për investime bëhen trajnime e sallat operative janë si në kohën e “Qepës”, si prisni që efektivi që ndërhyri në zonën e astirit kur parandaloi një ngjarje në vend që ta promovonin e degdisën kushedi se ku deri sa e la policinë, si prisni që në këtë polici që është bërë si rraqe e vjetër dhe me të drejtë një efektiv nxori shprehjen : E nisa policinë me këta drejtues e po e përfundoj po me këta drejtues!!

Latest articles

Related articles