Merr flakë lokali i Noizy-t në Durrës, Policia nis hetimet

•Lokali i reperit të njohur, Noizy është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
•Biznesi në pronësi të babait të reperit, Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit.
•Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
•Nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme.
•Faqja e biznesit në Instagram ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik, mirëpo kjo nuk specifikohet nga Policia. •Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Latest articles

Related articles