Diola Dosti: Më mirë është të jetosh në Shqipëri, biznes bëhet më mirë në Kosovë

Nutrocionistja Diola Dosti, në emisionin “Bilardo” në MCN tv, foli për jetesën e saj përgjatë 12 viteve në Kosovë, dhe krahasimet e të jetuarit në këto dy shtete shqiptare. Për Dostin, më mirë jetohet në Shqipëri. Më mirë është të jetosh në Shqipëri. Në Kosovë, biznes bëhet më mirë, janë më të hapur për bashkëpunime.

Mbase është ajo lidhja ime, kam kaluar fëmijërinë time këtu, më kanë pritur shumë mirë edhe kur jam rikthyer, më pëlqen infrastruktura. Njerëzit i shikoj që janë më të ngrohtë, edhe pse Kosova nuk është se më ka bllokuar dyert. Neve në Shqipëri kemi padyshim një diskriminim pozitiv. Por padyshim shqiptarët e Kosovës i dua shumë dhe unë e ndjej veten gjysmë-gjysmë. Mbase edhe për faktin se më kanë munguar gatimet e Shqipërisë dhe familja, unë jam larguar kur nuk ishte bërë edhe rruga e Kombit, dhe e kam vuajtur faktin që jam larg familjes, Shqipërisë, shoqërisë, lashë gjithçka këtu, jam larguar se më tërhoqi forca e dashurisë”.

Ndërsa në Kosovë, thotë Dosti, është vendi më i denjë për të fituar para përmes bizneseve. “Kurse në Kosovë fitohet më shumë para, edhe duke qenë se Kosova ka lidhje shumë të ngushta me Zvicrën, Gjermaninë dhe biznesmenët kanë një biznes në Kosovë, kanë dhe një në Gjermani, një në Zvicër, pra le të themi se networku është më i hapur. Le të themi se janë më të hapur kundrejt ideve të reja, startupeve, apo kur bëhet fjalë për të mbështetur prodhimet vendore, dhe kjo më duket dallon pak. Në Shqipëri e kam pasur pak më të vështirë këtu, p.sh. nëse do marrë të prodhojë një gjë, e kam shumë herë më.

Latest articles

Related articles