Arrestohet ish-kryeministrja e Skocisë

Ish-kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, është arrestuar në lidhje me një hetim mbi financimin e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP).

Policia ka konfirmuar 52-vjeçarja është shoqëruar dhe po merret në pyetje mbi këtë ngjarje.

Sturgeon ka qenë anëtare e Parlamentit Skocez që nga viti 1999 dhe u bë nënkryetare e SNP-së në vitin 2004. Ajo u bë kryeministre që nga nëntori 2014, kur mori postin nga Alex Salmond pas humbjes në referendumin e pavarësisë.

Latest articles

Related articles