Disa anëtarë të ekipit që po xhironin një sekuencë të filmit “Gladiator” në Maroku, kanë marrë lëndime, raporton BBC.
Ata janë lënduar gjatë manovrës gjatë xhirimit.
Kompania “Paramount Pictures” ka thënë se lëndimet nuk janë serioze për jetën dhe tha se ndodhën gjatë xhirimit të një sekuence.
Në fillim të javës “The Sun” raportoi se pati një shpërthim gjatë xhirimeve dhe gjashtë persona u lënduan dhe u dërguan në spital.
“Ishte e tmerrshme – një top I madh zjarri fluturoi lartë dhe kapi disa anëtarë të ekuipazhit. Gjatë viteve të xhirimit nuk kam parë kurrë një aksident kaq të frikshëm. Të gjithë u tronditën”, ka thënë një burim për “The Sun”.
Në një deklaratë, një zëdhënës i Paramount Pictures ka thënë për BBC: “Ekipet e sigurisë dhe ato mjekësore ishin në vendin e ngjarjes dhe reaguan shpejt, në mënyrë që ata që u prekën të merrnin menjëherë kujdesin e nevojshëm”.
Sipas Variety, gjashtë personat e lënduar morën djegie në trup dhe katër mbesin në spital.