“7 drejtorë të Kadastrës së Vlorës dhanë dorëheqjen për shkak të Ervis Martinajt”

I pyetur nga moderatori Denis Dyrnjaja se kush është personazhi më atipik i botës së krimit në Shqipëri, gazetari Sokol Bregu veçoi në emisionin “Bilardo” Gaz Muçin dhe Ervis Martinajn. Bregu theksoi se nuk mund të ketë një personazh të dytë si Martinaj në Shqipëri.

Dy personazhe, njërin të cilin s’e kam njohur Gaz Muçi, një personazh i cili çuditërisht me shumë pak aktivitet kriminal është ne mendjen e çdo njeriu. Fama është më e fortë se akti që ai kishte kryer. Të dytin që do them, di ta përcaktoj qartë, nuk mund të ketë një personazh të dytë si Ervis Martinaj. Është absolutisht një personazh që do hulumtuar gjatë dhe do parë me një vëmendje shumë precize. Është një histori e tërë si funksionon krimi në Shqipëri, një rrjet, është personazh i jashtëzakonshëm, nuk ka të dytë. Ervis Martianj është personazhi që i përmbledh të gjitha Bregu thekson se dikur gazetarët dhe mediat kishin frikë t’ia përmendnin edhe emrin Martinajt.

Në një moment në Kadastrën e Vlorës për 10 ditë dhanë dorëheqjen 7 veta sepse nuk firmosnin dot një urdhër kundra tij. Në këtë moment që po flasim ka disa veta që firmosin vetëm dokumente kundër Ervis Martinajt. Po ta dinin se ishte gjallë nuk do hidhnin firmën më të vogël. Po të më kishe ftuar 1 vit më parë në këtë lojë, ne nuk do ta përmendim emrin e Ervis Martinajt, sepse nuk e përmendte askush. Edhe mediat që bëjnë tani sikur po bëjnë zbulime, dikur as në korridor s’donin ta dëgjonin emrin sepse e kishin frikë të gjithë, i gjithë shteti, nga i pari te i fundit”.

Latest articles

Related articles