“Rusia ka marrë qindra dronë iranianë për të sulmuar Ukrainën” – Reuters

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Rusia duket se po thellonte bashkëpunimin e saj në fushën e mbrojtjes me Iranin dhe ka marrë qindra dronë sulmues që po përdor për të goditur Ukrainën.

Duke cituar informacione të deklasifikuara, Shtëpia e Bardhë tha se dronët u ndërtuan në Iran, u transportuan përtej Detit Kaspik dhe më pas u përdorën nga forcat ruse kundër Ukrainës.

“Rusia ka përdorur dronëët iraniane në javët e fundit për të goditur Kievin dhe për të terrorizuar popullsinë ukrainase, dhe partneriteti ushtarak Rusi-Iran duket se po thellohet. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar se Rusia po punon me Iranin për të prodhuar dronët iraniane nga brenda Rusisë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Ai shtoi se SHBA kishte informacione se Rusia po merrte materiale nga Irani që kërkoheshin për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të dronëve që mund të funksiononte plotësisht në fillim të vitit të ardhshëm.

“Ne kemi imazhe satelitore të vendndodhjes së planifikuar të kësaj fabrike të prodhimit të dronëve në Zonën e Posaçme Ekonomike Alabuga të Rusisë,” tha ai./ Reuters

Latest articles

Related articles