Rama: Numri i shqiptarëve që po largohen është i lartë, por këtu pihet kafe më e mirë se në Berlin

Shqiptarët vazhdojnë që të largohen. Janë të shumtë të numër. Ndryshe nga pak vite më parë, tani ka filluar që ta pranojë edhe vetë kryeministri. Edi Rama në “Podcastin” e fundit me disa të rinj nga vende të ndryshme që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri u justifikua duke thënë se shqiptarët largohen që të provojnë eksperienca të reja. Por në fakt largimet lidhen me mungesën e perspektivës dhe sigurisë.

“Këta janë katër nga shumë të tjerë që jetojnë, punojnë në Shqipëri, pavarësisht se vijnë nga vende të huaja, të afërta ose të largëta, të pasura ose edhe më të pasura, apo shqiptarë që janë rikthyer dhe që po vazhdojnë të rikthehen edhe pse dihet, numri i atyre që largohen, vazhdon, është më i lartë se numri i atyre që rikthehen.

Sigurisht, janë shqiptarët që ende duan të largohen, të provojnë eksperienca të reja, por është e kuptueshme, është shumë e kuptueshme. Ky është një moment në histori, kur ka një mundësi që ne nuk e patëm për shumë vjet, por, në të njëjtën kohë, po dëgjoja Uardën dhe dëgjoj me kujdes njerëzit që kthehen.

Më kujtohet edhe vetja, se edhe unë kam qenë emigrant dhe, e di, vjen një moment kur ke nevojë për këtë, ke nevojë për këtë atmosferë, ke nevojë për këtë ngrohtësi, madje edhe për mungesën e rregullave rigoroze të qarkullimit rrugor dhe ke nevojë edhe për ekspresin. Ku mund ta pish një ekspres në Berlin, më thuaj? Ku mund ta pish një kafe në Berlin, që të thuash “uau” tha Rama.

Latest articles

Related articles