Përplasi dy vajzat e mitura dhe u largua menjëherë nga vendngjarja, arrestohet shoferi

Ka rënë në prangat e Policisë 59-vjeçari që përplasi me automejt dy vajza të mitura. Ngjarja ndodhi në qendër të Rrogozhinës. Shoferi përplasi dy vajzat, 10 dhe 11-vjeçe, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. L., 59 vjeç, banues në Peqin, pasi në segmentin rrugor Rrogozhinë-Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar dy shtetase të mitura 10 dhe 11 vjeç”, njoftoi policia.

Raportohet se dy vogëlushet janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Latest articles

Related articles