Gara për lidershipin, Koduzi: Mungesa e kryetarit ka sjellë përçarje në PD, procesi të jetë transparent J

Anëtari i kryesisë së PD, Gazment Koduzi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se rezultatet i treguan ish-kryeministrit Sali Berisha që nuk ka më besimin e demokratëve.

Capture

Koduzi tha se PD zyrtare kërkoi një bashkim për të dalë me kandidatë të përbashkët nga grupimi tjetër, por sipas tij nuk pati dorë bashkëpunimi.

Rezultati i 14 majit?

“Zgjedhjet i treguan demokratëve një fakt të pamohueshëm, Berisha jo vetëm që nuk e theu në dysh Edi Ramën por humbi bastionet e PD. Nuk motivon më, nuk ka besimin e demokratëve, dhe nuk ka shanse ti kthejë ata në pushtet. PD ka marrë rezultate të pakënaqshme pasi ka qenë në sulm politik, ka patur probleme me drejtësinë, sot kemi një PD që është seli me qera nga një grup që nuk kanë status juridik. Zyrat nuk janë pronë e PD, por publike për ti përdorur.

Shteti e ka për detyrë ti japë këto zyra. Mendoj se PD nuk i ka përfaqësuar si duhet, pasi nuk kishte numër të plotë të kandidatëve. Statusi juridik dhe drejtësia ka qenë e vonuar dhe i paqartë. Muajin e fundit ne ishim në situatën që do ia linim degëve, ku u propozuan kandidatët.

Në 3 mars iu shtri dora për të bashkuar kandidatët por nuk u realizua, nuk pati asnjë reagim dhe shtrirje të dorës për bashkëpunim. Pas 14 majit jemi të qartë pse jemi këtu dhe hapi i parë duhet të jetë lidershipi i ri, ata që do duan të vijnë në PD duhet ta bëjnë në bazë të një platforme. Procesi i zgjedhjes duhet të jetë transparent dhe dinjitoz, përgarja e PD ka ardhur si pasojë e mungesës së një kryetari”, tha ai.

Latest articles

Related articles