“Ta sfidojnë Bashën në zgjedhje, të nxjerrin kandidat”, gazetari: Ja ç’duhet të bëjë PD

Gazetari Poli Hoxha, ishte këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth situatës së Partisë Demokratike zyrtare, ku tashmë është caktuar si datë për të zgjedhur krytarin e ri 29 korriku.

Hoxha tha se debatet e shumta dhe përpjekjet e deputetëve për të mos e lejuar Bashën të garojë janë e një mendësie të kaluar dhe nuk i shërbejnë vërtet partisë, pasi nëse Basha duhet apo nuk duhet të jetë kryetar sërish, kjo i takon demokratëve ta vendosin me votë.

“Mënyra se si thonë për Lulzim Bashën është një mënyrë që nuk e di unë, edhe Berisha i vajti Ibsen Elezi aty edhe thonë jo. Thonë jo dhe nuk japin argumente, nuk fiton ai thonë. Po mirë munde, sepse ti je shumë i fuqishëm në atë parti, këta janë një grupim shumë i fuqishëm.

– Advertisement –

Këta flasin edhe në emër të bazës thonë nuk e do baza. Se do baza, kjo tregohet me votë. Nxirrni kandidatin përball Bashës, kandidatin më të mirë tëndin dhe mbështeteni meqë nuk doni Bashën”,-tha Poli Hoxha

Latest articles

Related articles