PD, Zeneli: Deputetët s’kanë komunikuar me anëtarësinë, kush kritikon Bashën, fillimisht të distancohet nga Berisha

Sekretari për koordinim organizativ në PD Taulant Zeneli i cili shkoi ne mbledhjen e kryesisë me data reale për zgjedhjet në PD, thotë se qëndrimi i Grupit të deputetëve të partisë së tij nuk është I sinqertë pasi ata nuk kanë komunikuar me elektoratin.

Zeneli tha më tej se demokratët para se ta kritikojnë Lulzim Bashën, duhet të distancohen nga Sali Berisha

Kolegji I kryetarëve dhe kryesia e PD që mban siglën dhe vulën votuan kundër deputetëve pasi këta të fundit nuk u konsultuan me bazën.

Ky është konkluzioni i sekretarit për koordinimin elektoral në këtë parti në lidhje me debatin për votimin e kryetarit. Madje ai rendit tre pika që sollën këtë ndarje.Taulant Zeneli shton se edhe në kryesinë që dikur kryesohej nga Basha e më pas nga Alibeaj ka mbështetës të Berishës.

Zeneli nuk përjashton as kandidimin e Bashës për kryetar, por shprehet se gjithë konkurrentët duhet të respektojnë statutin

Zeneli tërheq vërejtjen se vendimi I marrë të mërkurën 2 orë pas mesnate ende nuk I është komunikuar degëve dhe anëtarësisë.

Latest articles

Related articles