Shkëmbim zjarri në Peshkopi. Shpallet në kërkim autori i një tentative për…

Një përplasje me armë zjarri ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Peshkopisë, policia ka reaguar dhe ka dhënë detaje.

Sipas policisë Ardit Aldedja, 33 vjeç, është shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me armë një person, pas një sherri banal.

Sakaq, shpallen në kërkim edhe Klement Aldedja, Indrit Belba, Xherdan Korimani, pasi ndihmuan 33-vjeçarin të largohej pas ngjarjes.

Sakaq, është arrestuar në flagrancë Agron Muça për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit.

Latest articles

Related articles