Profesori, dënon mësimet e veta..?! Hipokrizia e Berishës


Nga Indrit Vokshi

Sali Berisha të mos bëjë hipokrizi me dhunën. Dilka ai, na dënoka ai dhunën psikologjike kundrejt deputetëve.
Profesori, dënon mësimet e veta..?!
Harron ai që pas 9 shtatorit, “deputetit Basha” i vuri nga mbrapa rrugaçë që i gjuanin me vezë kudo ku shkonte? Harron që predikoi urrejtje me tërheqje zvarrë të të gjithë atyre që nuk i binden?
Kush ndjek rrugën e burrnisë dhe dinjitetit, dënon çdo sjellje vandale, pavarësisht kush e kryen.
SB rrugaçërinë pro tij, e quan rrugaçëri të lirisë e demokracisë, rrugaçërinë e të tjerëve e dënon ashpër.
Ne duhet të dënojmë ashpër çdo rrugaçëri, si atë “pro të tjerëve, kundër nesh”, si atë “pro nesh, kundër të tjerëve”. Sepse duhet zgjedhur rruga e burrnisë, rruga e komunikimit si burrat edhe me ata që mendojnë ndryshe, jo rruga e hiles e maskarallikut politik.
Ia kanë futur helmin të djathtës aq thellë sa ska njeri që e pastron.

Latest articles

Related articles