Basha: Me Taulant Ballën takohen Oligarkët Berisha dhe Rama, unë jo


Lulzim Basha tha për mediat se ai nuk është takuar asnjëherë me Taulant Ballën dhe se lajmet që kanë qarkulluar rreth një takimi sekret të tyre, janë të pavërteta dhe dizinfomim.

Ai shtoi se ata që takohen me Ballën janë oligarkët dhe Rama me Berishën të cilët sipas tij janë bërë bashkë në dëm të gjithë Shqipërisë.

“Unë nuk kam pasur asnjëherë takim me Taulant Ballën. Me Taulant Ballën takohen Oligarkët Berisha dhe Rama.

Ata janë bashkë dhe faktet provojnë qartë se edhe sot që ne flasim edhe një javë pas zgjedhjeve kanë vazhduar favoret me tendera ndërtimi për ortakët e heshur dhe të hapur të trekëndëshit të Bermudës, që do të thotë se kemi të bëjmë me një sistem i cili natën ndan favore dhe tendera e ditën bëjnë sikur zihen.

Ky është teatri politik që ka marrë më qafë Shqipërinë. Nuk ka asnjë video takimi mes meje dhe Ballës, është dizinformim”,-tha Basha.

Latest articles

Related articles