Vetting për politikanët| Basha: Qytetarët presin transparencë për ata që marrin vendime për jetë e tyre

Mënyra më e thjeshtë për të hetuar një çështje ku dyshohet se një figurë, në këtë rast politike është përfshirë në afera korruptive, ndiq paranë.
Çfarë domethënë ndiq paranë?
Shiko çfarë shpenzon. Shiko pronat e tij dhe familjarëve të tij.
Ndiq paranë, nuk është një doktrinë apo filozofi që e kemi shpikur ne. Është një doktrinë e lashtë e përdorur në luftën kundër mafies në Itali.
Në fakt ajo që i dhemb më shumë botë së krimit dhe të korruptuarve është sekuestrimi i pasurive.
Ndiq paranë është edhe thelbi i tre propozimeve që kam pritur në këto takime me rininë dhe qytetarët, vetingu politik.
Në thelb ka si propozim “ndiq paranë”. Çdo person nga ata 220 apo 230 njerëz që marrin përsipër t’ju përfaqësojnë duhet t’i nënshtrohen një kontrolli për të parë nëse justifikojnë apo jo pasurinë që kanë në emrin e tyre apo në emër të familjarëve të tyre, apo edhe lidhjeve të tyre të hapura dhe të padeklaruara.
I njëjti proces që i nënshtrohen sot gjyqtarë dhe prokurorë, vetingu i drejtësisë.
I njëjti proces që do të bëjë edhe oficerët e policisë.
I njëjti proces që do ta bëjnë edhe anëtarët e administratës.
Pse jo për politikanët?! Ndiq paranë. Ky është një nga propozimet kryesore me të cilat kam dalë në këtë tur takimesh.
A e meritojnë qytetarët shqiptarë që 140 deputetët të parlamentit, 61 kryetarët e bashkive dhe kabineti qeveritar, të kenë të njëjtën shkallë transparence para qytetarëve, si ajo që me ligj funksionon për drejtësinë dhe Policinë e Shtetit?
A e meritoni ju këtë transparencë, po apo jo?
Po!
Këtë transparencë nuk e kemi.
Kemi prej 2018-ës që e propozojmë, nuk po biem dakord që të miratojmë një ligj që politikanët të kenë një kontroll të plotë të pasurisë së tyre.
E justifikojnë apo jo?
Pse është e rëndësishme kjo?
Së pari, sepse këta njerëz marrin vendime që prekin dpd jetën tuaj.
Dhe po të ishin vendimet më të përkora, këta njerëz do të duhej të ishin të lirë prej ccdo konflikt interesi.

Latest articles

Related articles