SPAK nis procedimin penal për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

Prokuroria për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar procedim penal për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin.

Burimet konfirmojmë thirrjen nga SPAK të shtetases Nikoleta Vesho, sanitare e një shkolle 9-vjeçare, e cila kërcënohej nga Bufi.

Veshos i kërkohet të japë deklarimet e saj para oficerëve të BKH-së lidhur me një ngjarje e cila është publikuar në një emision televiziv.

Në materialin e shfaqur dëgjohet që kryebashkiakia i bën presion pastrueses për vendin e punës dhe i jep këshilla se më kë duhet të shoqërohet.

Latest articles

Related articles