Pas 8 orësh mbledhje të tensionuar, Kryesia e PD-së mori një vendim për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik. Mbledhja nisi rreth orës 18 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2:30 të së mërkurës, ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe.
Grupi i deputetëve, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar.
Ndërsa grupi i dytë që siç shihet edhe nga fotot e LSA-së përbëhet nga ish-kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish-kandidatët për kryetar bashkie, Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi.
Në fund 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik.