Basha: Me listat e hapura, kufizimin e mandateve dhe votë e diasporës zhbëjmë ndryshimet e 2008-ës që kanë larguar politikën nga qytetari

Së dyti, sepse lidhet me një tjetër propozim, listat e hapura.
Listat e hapura do të thotë që deputetë dhe këshillat bashkiakë të mos i zgjedhin në bazë të renditjes që ju cakton partia, por në bazë të votës tuaj.
Të zgjidhni atë që votoni ju dhe jo atë që rendit partia politike.
Të krijojmë hapësirë, jo vetëm të dërgojmë në parlament atë që votoni por edhe të krijojmë hapësirë për ju dhe grupmosha juaj.
Ka 33 vjet dhe vetëm 3 personazhe qëndrojnë në skenë, ikin-vijnë.
Votën e emigrantëve. Gjysma e Shqipërisë janë emigrantë. Janë motra dhe vëllezërit tanë, disa kanë ikur prej fillimit, disa së fundmi, etj. Por nuk kanë mundësinë të shprehen më votë.
Vendi që ka këtë tipar të emigracionit, prej kohësh ia ka mundësuar Diasporës të votojnë atje ku janë. Dhe ky ka qenë propozimi jonë prej 2016-ës.
Por duhen bërë disa hapa.
Hapi i parë, duhen regjistruar. Prej vitesh kjo qeveri refuzon të regjistrojë emigrantët. Prej vitesh refuzon të nisë një projekt dhe të financojë procesin e votimit të diasporës.
Së dyti, të jetë një proces votimi i paqortueshëm. Sistemi i votimit elektronik. Në marrëveshje me shtetet ku jetojnë emigrantët, instalohen pikat e votimit.
Listat e hapura, vetingu i politikanëve, kufizimi i mandateve, vota për diasporën si dhe rikonceptimi i disa institucioneve kushtetuese që t’ju përgjigjen shqiptarëve dhe të jenë garanci për qytetarët dhe jo garanci për të fshehur zullumet e politikës; janë disa nga propozimet me të cilat ne mund të arrijmë të zhbëjmë gjithë mekanizma të ndryshimit të Kushtetutës të 2008-ës që kanë larguar politikën nga qytetari, që kanë larguar vendimmarrjen nga rinia, që kanë bërë të pamundur për ju që të dëgjoheni, për projektet tuaja, për dëshirat tuaja, që ju takson ju dhe prindërit tuaj por nuk iu përgjigjet kur ju keni nevojë.

Latest articles

Related articles