Paligjshmëria dy vjeçare e foltores


Nga Zef Ndreka

Dalja e foltores së Berishës, nuk kishte asgjë negative nqs do ti qëndronte tezave të saj të fillimit. Për hirë të së vertetës, duhet pranuar se trazoi gjumin letragjik të PD-së, të opozitës. Por vetëm kaq.
Oreksi i Berishës erdhi duke u shtuar dhe me pjekurinë e tij psikologjike dhe hileqare, filloi të kërkojë me shumë se sa meritonte nga elektorati demokrat.
Me mjeshtërinë e tij tinzare, ai i mashtroi demokratët duke arritur ti përdorë jo për ndryshim apo fitore, por per interesa përsonale e familjare, ndërkohë që dyert në politikë ju mbyllën përjetë nga vendimi i DASH-it, duke e shpallur non grata familjarisht.
Kështu, Berisha filloi të projektojë kalanë mbrojtëse të tij duke përdorur PD-në dhe shumë dhela të tij të korruptuar e spiunë.
Nisi kështu ndarja dhe coptimi i PD-së.
Më kot rezultoi heshtja apo hapja rrugë Berishës dhe foltorës së tij.
Dëmi i shkaktuar PD-së nuk është vetëm i Berishës që nuk la fjalor e akuzë pa bërë. Është edhe i atyre që nuk iu përgjigjen kurrë, duke krijuar më tej mjegullnajë tek të gjithë demokratët, veçanërisht tek demokratët e bazës që nuk e ndjekin politikën çdo ditë, por ushqehen me çfarë informata ju japin tv-të e shitura.
Berisha sulmoi dhe shkatërroi PD-në. Nuk i hyri asnjë gjëmb në këmbë.
Më pas, duke përdorur influencat e tij përgjatë kohës kur shkaterronte sistemin e drejtësisë, mori një vendim paçavure dhe me të hyrë në Seli duke luajtur rolin e noterit shtet.
Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin idiotesk të Zhukrrit dhe e ka rikthyer per gjykim në shkallën e parë për ta hetuar në themel.
Hetimi do të zbardh gjithçka:
Do të zbardh fallcifikimet, përdorimin e logos fallco, paligjshmëritë e kongresit të tyre të famshëm, votimet e paligjshme duke përdorur demokratët e PD-së, primaret e paligjshme, koalicionet po ashtu.
Berisha mbi bazën e gjithë këtyre paligjshmërive, orientoi trafikimin e votave drejtë PL-së duke bërë thirrje publike për të mos votuar siglën e PD-së, duke e dëmtuar sa mundi atë.
Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Të nxirret nga zyra një parti parlamentare dhe të pushtohet nga tribalë pa parti politike të miratuar në gjykatë, madje jo vetëm duke mos e penguar ligjerisht siç e kërkon ligji e shteti. Përkundrazi, Edi Ramës dhe partisë në pushtet, i intereson prezantimi në publik dhe ofertë si opozitë e vetme Sali Berisha dhe Metaj. Kështu, është vetë shteti, gjykata dhe KQZ-ja që mbështesin paligjshmërinë.
Deri kur do vazhdohet kështu?!
Apo janë bashkuar rrumpallat për ta mbajtur Shqipërinë përherë rrumpallë?!
Përse hesht PD-ja zyrtare, apo ashtu është lojaaa?!

Latest articles

Related articles