Mastercard lançon Google Pay dhe Google Wallet për përdoruesit e kartave në Shqipëri

Tiranë, 6 qershor 20223
Duke filluar nga dita e sotme, me mbështetjen e Mastercard, Procredit Bank Albania do të jetë banka e parë në Shqipëri që do të prezantojë Google Pay, duke u mundësuar mbajtësve të kartave të përfitojnë nga pagesat e thjeshta dhe të sigurta pa kontakt dhe nga ruajtja e kartave dixhitale në pajisjet Android dhe WearOS. Mbajtësit e kartave do të mund të ruajnë kartat e kreditit dhe të debitit të Procredit në Google Wallet, një portofol dixhital që po lançohet sot edhe në Shqipëri, dhe të bëjnë pagesa kudo ku pranohen pagesa pa kontakt.

Përveç kartave të pagesave, mbajtësit e kartave do të jenë gjithashtu në gjendje të ruajnë dhe të kenë qasje në kartat e klientit, kartën e imbarkimit dhe biletat e eventeve në portofolin e Google. Përdorimi i Google Pay gjithashtu i bën pagesat më të sigurta, duke shtuar elementë të tjerë sigurie, përpos atyre që tashmë ofrohen nga karta Mastercard. Këtu përfshihet standardi industrial i token, që do të thotë që kur përdorni kartën tuaj të ruajtur në Google Wallet për të paguar, transaksionet kryhen duke përdorur një numër virtual karte (një token). Ky token është specifik për pajisjen dhe shoqërohet me një kod dinamik sigurie që ndryshon me çdo transaksion, duke siguruar një nivel shtesë mbrojtjeje nga mashtrimi. Gjithashtu, nëse telefoni juaj humbet ose vidhet ndonjëherë, thjesht mund të përdorni funksionin “Gjej pajisjen time” për të kyçur në çast pajisjen tuaj nga kudo, për ta siguruar atë me një fjalëkalim të ri ose madje për të fshirë të gjithë të dhënat tuaja personale.

Google Pay ofron një mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe të sigurt për përdoruesit në më shumë se 70 vende dhe territore për të paguar me telefonin e tyre Android ose pajisjen Wear OS,” shprehet Jenny Cheng, Zëvendës Presidente dhe Menaxhere e Përgjithshme e Google Wallet. “Përdoruesit thjesht mund të shtojnë kartat e tyre të debitit dhe kreditit në aplikacionin Google Wallet dhe të ndjehen të qetë se informacioni i tyre financiar është i sigurtë dhe i garantuar në çdo moment.”

Ne jemi krenarë që jemi partneri dixhital i Google që sjell këtë siguri dhe komoditet të pagesave dixhitale për qytetarët e Shqipërisë. Në Mastercard ne përpiqemi të bëjmë biznes vetëm nëse kjo përbën vlerë të shtuar për konsumatorin përfundimtar.” shton Vanya Manova, Menaxher i Mastercard për Shqipërinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë përdorimesh do të mbështesë Google Wallet?
Në momentin e lançimit, klientët do të jenë në gjendje të ruajnë dhe të kenë qasje te kartat e pagesave, kartat e klientit dhe kartat e imbarkimit. Më tej gama e shërbimeve do të zgjerohet me kalimin e kohës.

Cili është ndryshimi midis Google Wallet dhe Google Pay?
Google Pay është një mënyrë e sigurtë për të paguar dhe për të bërë blerje të sigurta në dyqane, në aplikacione dhe në ueb. Google Wallet është vendi ku ruani kartat tuaja të kreditit ose të debitit në mënyrë që t’i përdorni ato me Google Pay, si dhe kartat e klientit, kartat e imbarkimit, etj.

Çfarë përfitojnë përdoruesit e Google Wallet?
Portofoli i Google (Google wallet) do të jetë i lehtë për t’u aksesuar dhe gjithëpërfshirës në përdorim, ndërkohë që do të ofrojë edhe një eksperiencë unike dhe pa asnjë ndërprerje në kalimin nga një aplikacion Google në një tjetër, gjithnjë duke garantuar përmbushjen e standardet tona më të larta të sigurisë.

● Lehtësi në akses – Gjeni shpejt të gjitha të dhënat në telefonin tuaj. Përdoruesit do të jenë në gjendje të dixhitalizojnë portofolin e tyre fizik, nga pagesat dhe sigurimet e deri tek biletat. Google Wallet është një portofol dixhital i ridizajnuar për Android që ofron akses të shpejtë dhe të sigurt në veprimet thelbësore të përditshme.
● Gjithëpërfshirës – Google Wallet ofron mundësitë që më së shumti u interesojnë përdoruesve. Përdoruesit do të kenë lehtësinë për të lënë portofolin e tyre fizik në shtëpi dhe do të jenë në gjendje të aksesojnë kartat e pagesave dhe më shumë direkt nga telefoni i tyre Android.
● I sigurt dhe i garantuar – Google Wallet është më i sigurt se kartat plastike. Numrat realë të kartave nuk shpërndahen kurrë duke i mbrojtur kështu përdoruesit. Google Wallet redukton mundësinë e mashtrimit, duke kërkuar gjurmën e gishtit, fytyrën ose një numër pin për të paguar.

Rreth Mastercard (MA)

Mastercard është një kompani teknologjike globale në industrinë e pagesave. Misioni ynë është të ndërlidhim dhe fuqizojmë një ekonomi dixhitale gjithëpërfshirëse nga e cila përfitojnë të gjithë, kudo, duke i bërë transaksionet të sigurta, të thjeshta, të zgjuara dhe të arritshme. Duke përdorur të dhëna dhe rrjete të sigurta, partneritete dhe pasion, risitë dhe zgjidhjet tona ndihmojnë individët, institucionet financiare, institucionet qeveritare dhe bizneset të realizojnë potencialin e tyre. Koeficienti ynë i mirësjelljes, ose KM, drejton kulturën tonë dhe gjithçka që bëjmë brenda dhe jashtë kompanisë sonë. Me lidhje në më shumë se 210 vende dhe territore, ne po ndërtojmë një botë të qëndrueshme që hap mundësi të pakufizuara për të gjithë.

Na ndiqni në Twitter @MastercardEU dhe @MastercardNews, lexoni më shumë rreth ndikimit tonë global në Perspektiva dhe abonohuni për lajmet më të fundit nga Newsroom Mastercard.

www.mastercard.com

Kontakt për mediat

[email protected]
[email protected]

Latest articles

Related articles