Orjola Pampuri: Partia Demokratike prej dy vitesh po kalon momentet e saj më të vështira, dhe këtë e ka ndjerë më shume se askush anëtarësia dhe ato struktura me krerët e tyre të cilët i rezistuan të gjitha vështirësive që solli kjo përçarje. Ky është momenti të nisim organizimin e partisë, zgjedhje të kryetarit dhe më pas të strukturave dhe forumeve. Mendoj që të votojmë vendimin e kolegjit të kryetarëve, fjala e të cilëve rëndon ashtu sikurse ka rënduar barra e të gjitha vëshirësive që kanë mbajtur këto dy vite betejë politike mes nesh. Të votojmë vendimin e kolegjit të kryetarëve dhe të ftojmë çdo demokrat të bashkohet e rikthehet në partinë Demokratike, duke ofruar një platformë të qartë dhe shpresëdhënëse.