RINGRITJA E PD, NJË EMERGJENCË KOMBËTARE


Egi Metolli, gjimnazist dhe anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratik

Në situatën kur sot gjendet Partia Demokratike është një realitet i hidhur për të gjithë ne demokratët, por edhe për një shumicë dërmuese të shqiptarëve. Konflikti i brendshëm mes demokratëve është vetëm mënyra për të çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës dhe klikës së tij sunduese.Dhe Sali Berisha se bashku me Ilir Metën sot po kryen punën e tubit të oksigjenit të Edi Ramës sepse është ai i cili nuk kërkon bashkim të demokratëve të cilët janë prej 10 vitesh në rrugë pa asnjë pushtet. Përçarja e demokratëve ka ardhur si rezultat i egos së lodhur 33 vjeçare të Sali Berishës i cili nuk tërhiqet nga jeta politike dhe e konsideron veten si “kryetar” i Partisë se Ilir Metës sepse Partia Demokratike është shkëputur përfundimisht nga Berishizmi dhe mendimet e tij të fyshkura.
Rikthimi i Lulzim Bashës në skenën politike është një akt i një politikani perëndimor i cili për hatër të bashkimit të demokratëve u tërhoq nga funksioni i kryetarit të PD marsin e kaluar. 3 propozimet e tij kryesore që ai ka bërë publike janë mënyra e vetme për të reformuar skenën politike shqiptare dhe për t’u hapur rrugën të rinjve për t’u marrë me politikë dhe për t’a pastruar atë që nga rrenjet. Partia Demokratike duhet të ketë në krye të saj një lider të sakrificave që mbron interesin e demokratëve ,siç është Lulzim Basha, dhe jo interesin personal. Bindja e çdo demokrati dhe çdo shqiptari është që pa aleatin strategjik SHBA, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian, Partia Demokratike nuk mundte vijë kurrë në pushtet dhe kjo u dëshmua më së miri në zgjedhjet e 14 majit.
Në zgjedhjet e fundit, demokratët dhe Shqiptarët dëshmuan se janë të shkëputur përfundimisht nga politika e vjetër dhe mendimet e ndryshkura me era bolshevizëm. Nëse në këto zgjedhje situata brenda Partisë Demokratike do të ishte ndryshe pa një non-gratat dhe e pastruar nga njerëzit që në jetën e tyre politike ka pasur vetëm korrupsion, rezultati i zgjedhjeve do të ishte krejt tjetër dhe sot do të ishim duke folur për pushtetin qendror të kryesuar nga kjo Parti.
Sali Berisha duhet të reflektojë dhe të hapë rrugën e një bashkimi të plotë të të gjithë popullit opozitar dhe të hapë Partinë Demokratike me figura të reja dhe të pastra ashtu siç u nis nga Lulzim Basha gjatë kohës kur kryesonte këtë forcë politike.Prandaj sot është e nevojshme një rikthim i tij në krye të PD që në 2025 Partia Demokratike të jetë forca që do të drejtojë vendin në rrugën e drejtë dhe në rrugën e përparimit.

Latest articles

Related articles