Operacioni anti-drogë në Itali, kush është shqiptari që ra në pranga

Zbardhet identiteti i një prej shqiptarëve të arrestuar në Itali, pas një operacioni anti-drogë nga autoritetet vendase.

Megaoperacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane, gjermane dhe belge, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në trafik droge në Europë, si dhe në bashkëpunimin e tyre me klanet mafioze kalabreze, “Ndrangheta”.

Mes 25 urdhër-arresteve të lëshuara me urdhër të Prokurorisë italiane, pjesa më e madhe janë shqiptarë me banim në Belgjikë, mes tyre edhe Smajlaj, i shpallur në kërkim që prej vitit 2008.

Personave të arrestuar, një pjesë e të cilëve shqiptarë, iu është sekuestruar një pasuri me vlerë 3.8 milionë euro.

Latest articles

Related articles