Korrupsioni ne nivel vendor – shqetesim ne rritje per organizatat e shoqerise civile ne vendet e Balkanit Perendimor

Forcimi i mireqeveirsjes lokale shihet i lidhur ngushte me rritjen e pjesmarrjes qytetare ne zgjedhje dhe ne qeverisje, me rritjen e llogaridhjes se te zgjedhurve dhe te emeruarve ne pushtetin lokal, me luften pa kompromis kunder korrupsionit dhe si rezultat me me mireqeverisjen e aseteve dhe te fondeve publike ne dispozicion.

Perfaqesuesit e tre organizatave te shoqerise civile (ACER- Shqiperi), KAREYA -. Serbi) dhe COHU – Kosove) organizuan me daten 5 Qershor 2023 konferencen: “PROMOVIMI I BASHKËPUNIMIT NDËRMJET AKTORËVE TË SHOQËRISË CIVILE NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT” (online). Ne kete veprimtari moren pjese, pervec partnereve te projektit aktiviste të shoqërisë civile nga vendet perkatese, gazetare, eksperte, etj., dhe u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet kyç në kuadër të një vrojtimi mbi perceptimin e publikut ndaj korrupsionit ne nivel lokal, të realizuar ne tre qytete te Shqiperise, Serbise dhe te Kosoves, perkatesisht ne Durres, Lipjan dhe Smederevo. Ky aktivitet permbylles i projektit, u mbështet financiarisht nga West Balkan Fund.

Perfaqesuesit e tre organizatave zbatuese te projektit vleresuan rendesine e mireqeverisjes edhe ne nivel vendor, e perceptuar kjo si qeverisje me transparence, përgjegjësi, llogaridhënie, pjesëmarrje te qytetareve dhe përgjegjshmëri për nevojat e ketyre te fundit.

Pjesmarresit nenvizuan se pushteti lokal ne te tre vendet e vrojtuara, megjithe perparimin e shenuar ne pergatitjen e kuadrin ligjor perkates anti-korrupsion, ky pushtet vazhdon te vuaje pasojat e korupsionit te gjere, qe ashtu si ne pushtetin qendror, gllaberon pjese te rendesishme te fondeve dhe te pasurive publike.

Mbi bazen e informacionit te grumbulluar nga vrojtimi, ata evidencuan lidhjen e fortë midis zhvillimit social-ekonomik dhe mireqeverisjes te provuar gjeresisht ne vendet demokratike Perendimore duke theksuar se mireqeverisja eshte nje premise thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike, reduktimin e varfërisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Per arritjen e ketij qellimi, një rol vendimtar luan besimi ndaj qeverisë në sigurimin e legjitimitetit dhe të qëndrueshmërisë së vete sistemit politik të një vendi. Folesit shprehen shqetesimin per pjesmarrjen e ulet ne zgjedhjet e radhes vecanerisht ne Shqiperi, fenomen i cili ka ardhur kryesisht nga fakti se stukturat qeverisese lokale administrohen nga persona te njejte nder vite duke krijuar nje ambjent te pershtatshem per ekzistencen e nepotizmit, mungeses se konkurrences ne procesin e marrjes ne pune dhe ne perzgjedhjen e kompanive qe ofrojne sherbime lokale, si dhe ne cilesine e dobet te nje numri sherbimesh te ofruara prej tyre sidomos ne administrimin e territorit, mirembajtjen e infrastuktures baze lokale, dhe ne sherbimet sociale. Gjithashtu, ata shprehen shqetesimin se procesi i decentralizimit fiskal dhe te pushtetit po ecen me ritme te ngadalshme dhe me hope dhe se thellimi i tij nuk eshte shoqeruar me rritjen e pjesmarrjes qytetare, gjetje e sugjeron rritjuen e aktivzmit social te organizave te shoqerise civile dhe te atyre me baze komunnitare.

Ne menyre specifike, qytetaret e intervistuar (450 ne secilin vend) konfirmojne se me diferenca te vogla nga nje vend ne tjetrin me shume se ¾ e tyre e shohin korrupsionin si problem serioz dhe shume serioz. Per reduktimin e korrupsionit qytetaret shprehin nivel te larte mosbesimi ne ekzistencen e vullnetit politik, ku shkalla e mosbesimit per suksesin e kesaj lufte eshte me e larte ne Kosove (36%), afersisht dyfish ne Serbi (66%) dhe 72% ne Shqiperi. Pasojat e korrupsionit shihen te lidhura drejtperdrejt me rritjen e ngadalshme ekonomike, lirine ekonomike te te berit biznes dhe ndryshimin e ngadalshem te nivelit te jeteses. Nder kaq, gjate dekades se fundit perceptimi lidhur me korrupsionin per grupin e pergjigjeve keq, shume keq dhe njesoj ze perkatesisht 86,1% ne Serbi; 55,1% ne Kosove dhe 94,4% ne Shqiperi.

Per me shume, shiko: https://acer.org.al/promoting-cooperation-between-civil-society-actors-in-the-fight-against-corruption/

Latest articles

Related articles