Gaz Bardhi thotë se Basha nuk e ka njoftuar për rikandidimin për kreun e PD

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi thotë se nuk ka dijeni për rikandidimin e Bashës apo të tjerëve.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Bardhi u shpreh se Lulzim Basha nuk i ka konfirmuar që do të rikthehet në Partinë Demokratike.

“Përsa i përket kandidimeve, rikandidimeve, kthimeve dhe rikthimeve, sa kohë nuk ka asnjë qëndrim në lidhje me këtë çështje, as nga institucionet e partisë, as nga individë të përveçëm, unë nuk mund të flas paradhënie. Ndoshta ua ka konfirmuar juve, por unë nuk e kam dëgjuar. Mua nuk ma ka rionfirmuar, edhe në media nuk e kam dëgjuar”, theksoi ai.

Sa i takon drejtimit aktual të partisë, Bardhi nënvizoi se i takon deputetes Jorida Tabaku sipas statutit, deri në zgjedhjet e reja, pasi ajo është nënkryetarja e partisë.

Latest articles

Related articles