Basha: Partia e abstenuesve më e madhja në zgjedhjet lokale. Fajin e ka politika

Basha:
Partia më e madhe në 14 maj ajo e atyre që refuzuan të zgjidhnin mes dy të këqijave. Të ndërtojmë pa vonesë ekipin e shpresës në çdo nivel për t’i dhënë zë shumicës së heshtur
Gjithmonë në qoftë se ke vullnet t’i japësh përgjigje një pyetjeje dhe kjo është një pyetje me shumë rëndësi. Unë nuk vij këtu me një shkop magjik që e kam marrë nga Tirana për t’I ndryshuar gjërat. Por vij me një bindje shumë të thellë të cilën dua ta ndaj me ju sepse kjo bindje merr vlerë vetëm nëse e ndajmë së bashku, përndryshe është diçka individuale.
Cila është kjo bindje? Shikoni 14 majin, cila është partia më e madhe e 14 majit? Është partia e atyre që nuk dolën për të votuar. Këta janë njerëz, folëm për rininë që nuk doli të votonte, por nuk është vetëm rinia. Këta janë njerëz, prindër, gjyshër, të rinj të reja, të papunë, të punësuar, punëdhënës, të cilët e ndjejnë veten jashtë këtij sistemi të ndërtuar këto 15 vite, në veçanti që nga ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Sistemi u ka kthyer shpinën dhe ata kanë zgjedhur t’ia kthejnë shpinën këtij sistemi. Është gjëja më e kollajtë, por edhe gjëja më e ulët që politika drejton gishtin dhe thotë fajin e ka populli. Fajin e ka gjithmonë politika. Të kthehem tek ajo që e nisa këtë bashkëbisedim, çfarë alternative iu ofrohet këtyre njerëzve? Çfarë alternative iu ofrua rinisë së Beratit? Asgjë. Gënjestra të ricikluara, personazhe të ricikluar, zgjedhja midis dy të këqijave. Dhe I pari I qeverisë nuk e fshehu, e vuri madje billboard, citylite. Një e keqe me dy të këqija të tjera, zgjidhni të keqen më të vogël. Këtu është katandisur politika në Shqipëri. Dhe habitemi pse partia më e madhe është partia e atyre që nuk e pranojnë këtë realitet. Jo, në fakt në vetvete ndonëse jo stacioni përfundimtar, ky është treguesi I reagimit shoqëror. I asaj pjese të shoqërisë, partisë më të madhe sot në Shqipëri që thotë jo, nuk zgjedh mes dy të këqijave dhe thirrini mendjes sepse përndryshe nesër do të jetë shumë vonë.

Tani ne këtu jemi aktorë politikë. Partia Demokratike është një nga aktorët politikë në skenën politike. E dëgjojmë këtë mesazh? Në qoftë se e dëgjojmë këtë mesazh, çfarë do bëjmë?
Së pari duhet të kuptojmë që kemi një shumicë gati për t’u mpiksur si një mazhorancë politike me ofertën e duhur dhe me ofertuesit e duhur. Me mesazhet e duhura, dhe me mesazherët e duhur. Me fjalë të tjera me një alternativë që do bëhet nga një program dhe nga një ekip. Për këtë nuk kemi për të humbur kohë, sepse kemi fatin e mirë që kemi potenciale të jashtëzakonshme njerëzore dhe në veçanti rinore. Sepse mund ta kishim dhe fatin e keq mos ta kishim as potencialin njerëzor dhe as potancialin rinor.
Bindja ime është që në qoftë se ne dimë ta ndezim dritën e shpresës në shpirtin e çdo shqiptari që e ka humbur atë përkohësisht, në çdo familje në çdo shtëpi ku është fikur përkohësisht, ne do të mund ta thyejm murin e errësirës, ofertën mes dy të këqijave që nuk është ofertë, por është kërkesë për t’u nënshtruar ndaj fatit të keq. Këtë duhet të bëjmë, të ndërtojmë pa vonesë ekipin e shpresës në çdo nivel. Nuk është çështja as e katër as e pesë emrave, në çdo nivel. Të mirëpresim, të promovojmë, të fuqizojmë rininë, t’I japim fuqi rinisë në këtë proces, t’i japim zë rinisë dhe t’iu flasim qytetarëve pasi I kemi dëgjuar, kuptuar hallet, problemet dhe shpresat e tyre me një platform, me një program realist që I bën ato realitet. Shpresat e tyre I bën realitet dhe problemeve dhe halleve të tyre iu jep zgjidhje realiste. Kështu që nuk është diçka që do të ndosh brenda ditës as brenda muajit, por duhet, në qoftë se e bëjmë siç duhet do të ndodh e do të nodh me patjetër në takimin e tjetër që kemi me popullin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Latest articles

Related articles