Basha: Boll revolucion, i doli boja! Të hapen listat, të votojnë emigrantët, Veting politikanëve


Berat:
Deri ne 2008, u bene ndryshimet kushtetuese nga dy partite e medha. Sistemi proporcional rajonal me lista te mbyllura, jep partise te hartoje nje liste, por nuk iu jepet ju mundesi te zgjidheni. Ne kete system zgjidhen ata qe renditen te paret ne liste. Beteja per te mbrojtur interesat tuaja komprementohet nga fillimi. Sepse kandidatit mjafton ta kete mire me kryetarin dhe vendoset ne liste. Kete duhet ta ndryshojme.
Sipas vendimeve te Gjykates Kushtetuese duhet te kishim lista te hapura. Duhet te kemi lista dhe perfaqesim ata qe ju gjykoni se duhet te shkojne ne Parlament. Listat e hapura, eshte nje propozim konkret per te dale nga ky qerthull, 15 vjecar.
Vetingu I politikaneve tu japim fund derdellitjeve te politikaneve. Kemi nje nen rudimentar ne Kushtetute qe thote se “Deputeti nuk mban pergjegjesi per ate qe thote”. Ka mbetur nga koha e komunizmit, kaluam nga koha e komunizmit ne demokraci, dhe vune nje nen te tille, qe ti hiqnin friken deputeteve. Tani kjo abuzohet. Deputetet flasin cdo gje dhe nuk mbajne pergjegjesi. Duhet te mbajne pergjegjesi per ate qe thone, ose duhet te mbaje pergjegjesi dhe te jape deshmin per denoncimin e tij ose te denohet per deklaraten e rreme.
Kemi tete vite qe kerkjme vetingun e politikaneve. Jane bashkuar ne heshtje dhe nuk duan vetingun e politikaneve.
Keta qe marrin persiper detyrat me te larta shteterore duhet te kalojne vetingun. Propozimi ka dy vite ne parlament. Hetim i plote i ligjshmerise per pasurine per poiltikanet.
Propozimi i trete. Riciklimi i elitave shenje per emoancimin e shoqerise. Presidenti I Republikes, jo me shume se dy here, Kryeministri pa limit. Kjo duhet te marre fund. Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton ne menyre absolute.
Nese do te kishim referendumet nuk do te kishim nevoje per ti diskutuar fare keto ndryshime.
Vota e emigranteve, me nej vend ku gjysma e popullsise jeton jashte kufinjve.
Duhet nje plan realist. Boll me me revolucion, i doli boja.

Latest articles

Related articles