Ylli i popit, Dua Lipa, ka kritikuar mënyrën se si ministrat britanikë i kanë diskutuar emigrantët. Lipa, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë, tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka lënduar atë, ndërkohë që bëri thirrje për më shumë empati ndaj emigrantëve shqiptarë. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, i ka quajtur shqiptarët “kriminelë” duke pretenduar se kishte një “pushtim” të Anglisë. Por në një intervistë për Sunday Times, Dua tha se kjo shprehje: Sigurisht që dhemb.
“Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë përbërëse e qytetit. Kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjevogëlsi, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë. Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet ta bëjnë nga nevoja, nga frika për familjen e tyre,” tha Dua.