Analisti Milaim Zeka: Opozitën më shumë e ka sakatuar dhe shkatërruar Ilir Meta.

Në politikë aktualisht Edi Rama është elefant. PS di të marrë sendin e mirë, dhe në Shkodër e mori dhe në Tropojë.

Opozitën më shumë e ka sakatuar dhe shkatërruar Ilir Meta. Kur lidhesh për këmbe me të keqen ndodh kjo.

Në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, analisti dhe gazetar i Prishtinës Milaim Zeka tha se kur është në cilësinë e analistit flet për anët pozitive dhe negative të Sali Berishës dhe të Edi Ramës.

Ai tregoi se është adhurues i madh i politikës së jashtme të Edi Ramës, ndërsa për Sali Berishën thotë se veprën më të madhe monumentale që ka bërë është Rruga e Kombit.

Rama ka bërë gjithçka, aq shumë ka bërë gjëra sa unë nuk arri t’i numërojë, ka shkurtuar rrugën nga Gjirokastra në Sarandë, e ka shndërruar Shqipërinë në një Shqipëri tjetër.

Budall jam unë që të flas keq për Edi Ramën. Si të hapin gojën analistët, njerëzit e dinë se më kë është. A i ke parë te lista e pagave kur kanë dalë. Në një spital 3 drejtorë të marketingut.

Do ishte shumë e moralshme, nëse një parti më paguan. është shumë e morlashme, si jashtë të thuash që më paguan këtë parti. por jo të luash rolin e analistit neutral.

Unë nuk e di kush janë oligarkët në Shqipëri, politikanët janë oligarkë.

Latest articles

Related articles