Liria dhe adhurimi i udhëheqësit nuk mund të rrinë bashkë!


Nga Edvin Kulluri

Liria dhe adhurimi i udheheqesit nuk mund te rrijne bashke! Greket e lashte e shkeputen veten nga tirania 27 shekuj me pare! Dyshimi per te “vertetat e udheheqesit” dhe nenshtrimi i tij ndaj kritikes, debatit dhe votes eshte e vetmja alternative!
Por tiranite rishfaqen ne menyre ciklike nen emra te ndryshem! Shekulli i 20-te njohu dy te tilla: komunizmin dhe fashizmin! Ne i provuam te dyja me nga 5 dhe 45 vjet dhe prape nuk jemi te qarte!
Adhurimi i 1-it eshte ende menyre sjelljeje dhe perjetimi politik. Partite politike shqiptare i dominojne 1-at, udheheqesit, kryetaret dhe vullneti i tyre absolut! Ata jane, “zota”, “udheheqesa”, “prifterinj”, “legjenda” dhe te ”iluminuar”! Fjala e tyre nuk diskutohet por brohoritet! Sjellja dhe veprimet e tyre jane apriori superiore dhe te pagjykueshme! Kush e ben eshte “i shitur”, “tradhetar”, “bashibozuk” e te tjera parulla-mbeturina tatalitariste si keto!
Ne partite shqiptare “votimet” jane formale si ne komunizem! Vetem se sot nuk te vrasin por te lene jashte, te sulmojne verbalisht dhe te rrezojne gjoja me “vote” nen aksiomem staliniste “populli voton, ne numerojme”!
E nderkohe per te gjitha sa me lart akuzojne kundershtare dhe vete vazhdojne rrugen e arbitraritetit! Jemi nje demokraci hibride, formalish te lire, praktikisht jo!
Ndaj vazhdoni bjerin legenit se njerezit normale as ju degjojne e as impresionohen nga propaganda idiote e “rilindjes” dhe “rithemelimit” apo “vules”! Ju ne pune tuaj, te tjeret ne pune te vet!

Latest articles

Related articles