Hetimet për Arben Ahmetajn, thirret në SPAK ish-deputeti i PS-së Vladimir Kosta

Ish deputeti socialist Vladimir Kosta është parë sot pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku sipas burimeve është thirrur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj.

Bëhet me dije se Kosta ka rezultuar në marrëdhënie biznesi me Ahmetajn.

Sipas burimeve në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit, SPAK ka marrë më herët në pyetje edhe biznesmenë të tjerë.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave.

Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.

Latest articles

Related articles