Berisha “çmendet”: Shpallja ime non grata pjesë e planit për shkatërrimin e Kombit shqiptar!

Sali Berisha, 79 vjeç, ka rrjedhur rëndë. Po rëndë fare. Ai ka thënë se sot shpallja e tij “non grata” është pjesë e planit për të shkatërruar Kombin Shqiptar. Dmth SHBA, MB duan shkatërrimin e Shqipërisë, Kosovës, etj.

“Unë di që drejtimi i forcës politike dhe çdo force politike buron nga gara e hapur dhe e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë. Drejtimi kolegjial është vetëm një shkatërrim i një opozite.

Gjithçka zhvillohet nga viti 2017 gjer më sot është skenari i shkatërrimit të opozitës për të shkatërruar më pas kombin shqiptar.

Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Berishës, ka filluar me kontraktimin e McGonigal”. 

Latest articles

Related articles