“Mijëra diplomatëve u janë hakuar telefonat” – Shërbimi i Sigurisë ruse ngre alarmin

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë pretendon se mijëra telefona të tipit Iphone të diplomatëve rusë janë sulmuar nga hakerë.

Përmes një deklaratë të publikuar më 1 qershor, FSB-ja tha se dyshohet që hakerët kishin cak iPhone-ët e diplomatëve që punonin në ambasadat dhe konsullatat ruse në vendet që janë anëtare të NATO-s, ish-republikat sovjetike, si dhe në Kinë, Izrael dhe Siri.

Në deklaratën e publikuar nuk u dha asnjë detaje apo dëshmi për këtë sulm të supozuar kibernetik. Aty vetëm u tha se një aplikacion “i panjohur” që kishte cak pjesë të cenueshme të sistemit operativ iOS ishte përdorur nga hakerat.

“Informacionet e marra nga shërbimet speciale ruse tregojnë bashkëpunim të ngushtë ndërmjet kompanisë amerikane Apple me komunitetin e sigurisë kombëtare, përkatësisht me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA), dhe konfirmon se politika e deklaruar për sigurim të konfidencialitetit të të dhënave personale të përdoruesve të pajisjeve të kompanisë Apple nuk korrespondon me realitetin”, thuhet në deklaratën e FSB-së.

Apple dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së nuk e kanë komentuar ende deklaratën e FSB-së.

Latest articles

Related articles