Fantazma e SHIK përndjek Sali Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka komentuar denoncimin e tij për vizitën në mënyrë të fshehtë në Beograd të kreut të SHISH, Vlora Hyseni ku tha se lajmi qëndron dhe se nuk është i rremë.

Ai nuk ka dhënë asnjë provë për këtë akuzë. Madje i referohet disa portaleve konspiracioniste në infosferën online. Logjika e mbrapshtë është që “unë hedh gurin në lumë, nëse nuk e nxjerr gurin nga lumi, e ke hedhur ti”.

Sali Berisha për turp ka qeverisur ekzekutivin për 8 vite dhe për 5 vite zyrën e Presidentit të Republikës, ku përmes Shik të Gazidedes që merrej me thashetheme, me djegie redaksish dhe me numërimin e nipave të Berishës që ndaloheshin nga policia Agim Shehut ëër kundravjtje banale.

Ai ka ndërtuar një marrëdhënie paranojake me shërbimin sekret (Sigurim, Shik, Shish) duke aluduar për gjëra të pamenduara për një ish zyrtar që ka pasur informacion.

Marrja e një burimi të hapur të diskredituar në disa raste si informacion i papërgënjështrueshëm është një kapje pas fijes së barit. Është kultuara e qytetarit dixhital. Një formë e fletërrufesë online.

Latest articles

Related articles