Edhe gjykata e Apelit mban në burg Fredi Belerin

Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin, kryebashkiakun e Himarës, që ndodhet pas hekurave për akuzën e blerjes së votave.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Baleri është arrestuar pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën akuzën e “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Ai është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.

Belerin e kanë shoqëruar fillimisht në drejtim të komisariatit Himarë dhe më pas është dërguar drejt Vlorës. Bashkë me të janë shoqëruar avokati i tij personal dhe një tjetër pjesë e stafit të punës.

Latest articles

Related articles