BRAKTISET SALI BERISHA NË BERAT, JEP DORËHEQJEN KRYETARI I RITHEMELIMIT

 

 

Atë që nuk kanë kurajë ta bëjnë deputetët rreth Sali Berishës në Tiranë, e ka bërë Shyqyri Dura,  kryetari i PD-së së Rithemelimit në Berat. Mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook, Dura ka shprehur publikisht dorëheqjen nga posti që mbante, duke i hapur rrugë kështu riorganizimit dhe forcimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Akti i dorëheqjes nuk është shumë i njohur në partitë politike në Shqipëri, aq më tepër kur të gjithë presin dorëheqjen e shkaktarëve të vërtetë të rezultatit katastrofik që mori opozita në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kjo dorëheqje e Durës është për t’u përshëndetur. Ajo është e para e një niveli të tillë dhe tregon se aty ku ka vullnet dhe dëshirë të mirë, aty mund të ketë edhe reflektim për të përmirësuar gjendjen në të cilën e katandisi Sali Berisha opozitën dhe veçanërisht Partinë Demokratike.

 

Postimi i plotë i Shyqyri Durës:

“Përshëndetje miq! 

Uroj të jeni mirë dhe të keni kaluar bukur! 

Sot dua të shpreh falenderim të veçantë për këdo që kontribuoi duke na mbështetur në zgjedhjet e 14 Majit.

Falenderimi shkon për strukturën e degës ( kryesi, sekretariate, grup seksione,seksione,) dhe të gjithë mbështetësit që kontribuan me punë dhe fjalë të mira  për mbarëvajtjen e punës në procesin e zgjedhjeve dhe atë të numërimit. 

Falenderim i veçantë shkon për çdo banor të Beratit, të cilët na mirëpritën dhe na mbështetën sipas mundësive të tyre. 

Miqtë e  mi, të cilët, më keni mbështetur në rrugëtimin tim politik!

 Ju falenderoj përzemërsisht  për kontributin tuaj duke besuar tek unë.  

Për situatën në të cilën ndodhemi, shpreh mendimin tim për të kaluar degën në një ristartim të ri.

Unë shpreh publikisht dorëheqjen time dhe largohem nga drejtimi i degës për të kaluar në një riformatim.

Mbështetësve të mi,të cilëve i’u jam shumë mirënjohës, i shpreh  se do të jem përkrah jush në rrugëtimin e ri,duke punuar së bashku për një  qëllim.Ai qëllim eshtë “PD fituese”. 

Për të gjithë demokratët e Beratit dhe opozitarët shpreh angazhimin tim të plotë se do të jem përkrah PD-së dhe ndihmues kundrejt kauzave opozitare.

Së bashku për të ringritur forcën opozitare!”

Latest articles

Related articles