Berisha mbetët mekanizmi që mbron Ramën

Nga Zef Ndrka
Berisha do vetëm të diktoje komandimin e tij. Këtë e ka bërë që në vitin 1991 me lindjen e pluralizmit të kontrolluar.
Është shumë e qartë tashmë dhe ka dalë zbuluar komplet loja e tij për tè zbatuar me përpikmëri katovicën.
Ka dy vite që Berisha gënjen dhe mashtron demokratët e lodhur nga koha e gjatë në opozitë. Ai ka premtuar kthimit e fitorës sapo të përballet me Ramën.
Dhe të mjerët foltorist që besuan në autoritarizmit e tij si lider i fortë, i pa thyeshëm, pas datës 14-Maj u zhgënjyer aq shumë, sa tani në Selinë e pushtuar të PD-së shikon vetëm tre persona: Berisha, Noka dhe Paloka.
Paloqat e tjerë kanë filluar ti largohen Selisë duke e parë si ters per opozitën.
Është Berisha-Meta që do i ngecnin në fyt manipulimit dhe tjetersimet e votave. Madje do i prisnin edhe duart manipulatoreve!
Tani qahen çdo ditë nëpër tv të ndryshme përballë mikrofonëve pa argumente, për të rifituar elektoratin që i ka braktisur.
Pas humbjes tragjike me 14-Maj, as autoritarizmi i Merishes, as dinakëria e Metaj-t nuk pi me ujë.
Edhe pse i turpëruar dhe i humbur, Berisha vazhdon vetëm të diktojë me komandimin e tij si Dok Kishot.
Loja e komandimit dhe e diktimit në çdo qelizat të politikës per te ka mbaruar, siç ka mbaruar vetë.
Nëse i kanë mbetur pak mend në kokë, tërheqja edhe me turp do ta nderonte.
I zhveshur nga çdo iluzion për rezultatin e humbjes, Berisha nuk ka kujt t’ia faturojë dështimin e radhës. Madje as bashkëpunëtorët të hershëm të tij, Metës.
Si duket, Berisha vetëm vetës së vet nuk i dikton largimin ngaqë vetën e vet nuk e komandon më…
Me qëndrimin në kalanë mbrojtëse të tij që po zvogëlohet dita ditës, Berisha mbetët mekanizmi i vetëm që mbron Ramën. Kjo po kuptohet lehtë.
Ky mekanizëm duhet të kuptohet nga çdo shqiptarë, nga demokratë e foltorist dhe nga gjithë opozita, nga partitë e vogla që i shkojnë pas si satelitë tashmë të merzutshem e të bezdisshëm për shqiptarët.
Sa të jetë prezent ky mekanizëm aktiv mashtrues, Rama është në pushtet.
Ndaj, PD-ja si forca me e madhe e opozitës duhet të jetë katalizatori i çmontimit të këtij mekanizmi që është i shpallur non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Latest articles

Related articles