Basha: Absolutisht Partia Demokratike mund dhe do te kthehet, ne bindjen time, ne shpresen e shqiptareve! Qe te arrihet kjo duhet t’I permbahemi nje parimi. Ccfare eshte e mire per Shqiperine, eshte e mire per PD. Çfare nuk eshte e mire per Shqiperine, nuk eshte e mire per PD. Me kete parim, me kete norme, me kete standard detyra jone e pare eshte jo thjesht te projektojme PD si force te pare, qe eshte ne nje fare menyre por te projektojme veten tone si perfaqesuesja me e madhe e halleve, problemeve por edhe aspiratave dhe projekteve te shqiptareve.
E bejme ne dot kete?!
Padiskutim qe e bejme! Sigurisht nuk eshte e lehte. Nuk eshte e lehte ne veccanti ne kushtet ku ndodhemi keto dy vite. Sepse ka dy vite qe merremi me veten tone. Ka dy vite qe merremi vetem me veten tone. Kjo amplifikohet nga ata qe kane interes qe vemendja te tek lufta e padrejte qe behet ne gjirin tone dhe jo tek problemet e tmerrshme qe behen kapic nga ana e qeverisjes.
Mendoje pak, sikur ne vend te edicioneve te lajmeve qe behen nga mengjesi deri ne darke me zhvillimet ne PD, “me ky e shau”, “ai iu pergjigj”, “ai e fye”, sikur ne vend te kesaj, dite per dite ne vend te kesaj dite per dite, nga lidershipi I PD ne Vlore, ne Shkoder, anembane Shqiperise, permes nje dialogu dhe te sinqerte me qytetaret te mos flasim per cceshtje qe duan ata, madje te mos shkojme me as pas “kockave qe hedhin ata”, por te flasim per cceshtje qe kane rendesi per njerezit.
As të kesh respektin e kolegëve në profesion, mjafton që me një rrugë të shkurtër, pa asnjë kufizim për rrezikun që kjo paraqet për ty si person dhe për ata që ke rreth vetes, të sigurosh të ardhura në mënyrë të papritur. Po pse kështu do të zhvillohet Shqipëria? Kështu do të zhvillohet Vlora? Mirë sot, se ju thash këta janë sot për sot, po nesër? Nesër ku do të shkojnë fëmijët e tyre? Që mendojnë se me një rrugë Londre, me dy rrugë Italie, apo me tre rrugë Spanje sigurojnë jetën e tyre dhe fëmijët e tyre? Ku do shkojnë pastaj, si? Partia Demokratike, pavarësisht gjithçkaje që po ndodh dhe ka ndodhur, është shpresë për këtë vend. Dhe aleanca jonë me perëndimin është shpresë për këtë vend. Dhe lufta jonë kundër korrupsionit, është shpresë për këtë vend. Por edhe këto nuk mjaftojnë, na duhet të ndëtojmë apo rindërtojmë alternativën se si ta nxjerrim Shipërinë dhe Vlorën nga ky qorrsokak. Dhe alternativë do të thotë një ofertë realiste, e besueshme për çdo sektor të jetës dhe mesazherët e duhur, ekipi i duhur për ta bërë këtë ofertë realitet. Dhe kjo është një punë e madhe që na pret, ndërkohë që koha është e shkurtër, sepse majin e 2025-ës na pret përsëri takimi me popullin, ku duhet të shpalosim këtë ofertë, duhet të shpalosim këtë ekip për të kërkuar besimin e qytetarëve.