Histori spiunazhi: Itali, SHBA, Rusi dhe banda serbe

Biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Artem Uss, i akuzuar për eksportimin e paligjshëm të teknologjisë ushtarake amerikane në Rusi, u arrestua në Itali me kërkesë të SHBA-ve.
Më pas ai u zhduk.

Uss, djali i një politikani të fuqishëm rus të afërt me presidentin, Vladimir Putin, mundi të arratisej përsëri në Moskë pasi Italia i dha atij arrest shtëpiak, pavarësisht nga paralajmërimet amerikane.

Ai iu shmang policisë italiane duke përdorur makina dhe një rrjet ndërkombëtar ndihmësish, duke përfshirë një bandë kriminale serbe. Më pas ai u zhduk.

Privatisht, zyrtarët amerikanë ishin të frustruar nga dështimi i autoriteteve italiane për t’u shpjeguar atyre se çfarë shkoi keq, sipas një personi të njohur me këtë çështje.

“Sigurisht që kishte anomali”, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pas arratisjes së Uss.Ndër to, tha ajo, ishte vendimi i gjyqtarëve “për ta mbajtur atë në arrest shtëpiak për arsye të dyshimta dhe për të ruajtur vendimin edhe kur kishte një vendim për ekstradim”.

Dështimi i Italisë për të parandaluar arratisjen e Uss ngriti dyshime për korrupsion të mundshëm, marrëveshje të fshehtë ose agjenda pro-ruse në pjesë të qeverisë ose gjyqësorit.

Kush ësht USS?
Biznesi kryesor i Artem Uss ishte importi dhe eksporti, nga nafta te gjysmëpërçuesit.

Babai i të arratisurit, drejtor i gjigantit shtetëror të naftës Rosneft, ka punuar ngushtë me shefin e Rosneft, Igor Sechin, një nga oligarkët më të afërt me Putinin.

Interesat e biznesit të familjes Uss shtrihen në të gjithë globin, nga pasuritë e paluajtshme në Londër, tek një kompani e hapësirës ajrore në Malajzi, tek një hotel në Sardenjë.

Vitin e kaluar, SHBA-të shtuan babë e bir në listën e të sanksionuarve.

Më 17 tetor, policia italiane arrestoi Artem Uss në aeroportin Malpensa të Milanos teksa po përgatitej të hipte në një fluturim për në Stamboll, një ndalesë e zakonshme rrugës për në Moskë.

Policia gjermane arrestoi partnerin e tij të biznesit. Uss u dërgua në një burg në një periferi të Milanos. Në fillim të dhjetorit, Uss filloi arrestin e tij shtëpiak në një komunitet të lartë të mbyllur pranë Milanos.

Atij iu lejua një telefon celular, akses në internet dhe vizitorë.Policia ushtarake e karabinierëve e kontrollonte disa herë në ditë, përfshirë edhe mëngjesin e ditës kur u arratis.

Inteligjenca italiane nuk e mbajti Uss nën vëzhgim. Më 22 mars, një ditë pasi gjykata e Milanos miratoi kërkesën e SHBA-ve për ekstradim, Uss u zhduk. Një bandë kriminelësh serbë ndihmuan për ta nxjerrë jashtë Italisë. Babai i tij, Aleksandr Viktorovich Uss, deri vonë guvernator i territorit të Krasnoyarsk dhe së shpejti për t’u bërë senator, falënderoi publikisht liderin Vladimir Putin për kthimin e djalit të tij në atdheun e tij. Një ditë pas rishfaqjes së Uss në Rusi, VChK-OGPU, një kanal telegrami rus i cili në këto muaj lufte ka treguar se ka marrëdhënie të shkëlqyera me inteligjencën e Moskës, kishte përhapur thashethemet sipas të cilave drejtori i eksfiltrimit do të ishte “Ish oficer i forcave speciale të ushtrisë italiane, i cili ka jetuar në Moskë për më shumë se gjashtë vjet”

Latest articles

Related articles