Reagon PD Shkodër: Doshi gënjen, votat e demokratëve nuk shkojnë kurrë për Ramën dhe Metën

Në një intervistë, kreu i PD-së së Shkodrës Xhevdet Amuli mohoi pretendimet e bëra nga Tom Doshi, se demokratët e qarkut të veriut kanë votuar për kandidatin e të mjatës Benet Beci.
“Unë nuk mund të them që demokratët kanë votuar Benet Becin, janë shumë vota që kanë dalë të pavlefshme. Të gjitha ato votat që janë të pavlefshme në këto zgjedhje, janë votat e demokratëve, pasi PD edhe në fushatën e saj e ka ngritur zërin dhe ka thënë vazhdimisht, PD nuk voton parti të majta. PD nuk voton Edi Ramën. PD nuk voton Ilir Metën.”

Latest articles

Related articles