Basha: Sulmet, mashtrimet, baltosja janë alibia për të penguar ndryshimin

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shtruar në rrjete sociale disa pyetje ndaj aktorëve politikë në vend, për të cilat kërkon një përgjigje.

Basha ka parashtruar 4 kauzat e artikulimit pas rikthimit të tij që kanë të bëjnë me hapjen e listave, vetingun në politik, kufizimin e mandateve dhe rritjen e kompetencave të presidentit.

Sipas tij sulmet dhe baltosja që kryet në emër të tij bëhet me qëllimin për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin.

Basha:
Kthehuni një përgjigje njerëzve.

A jeni për listat e hapura? Po apo jo?
A jeni për vettingun në politikë? Po apo jo?
A jeni për kufizimin e mandateve? Po apo jo?
A jeni për një President të Republikës kukull, apo për një President të Republikës me kompetenca të plota kushtetuese, siç ishte para 2008-ës, para se ju zotërinj ta asgjesonit? Po apo jo?

Sulmet, mashtrimet, baltosja janë alibia për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin.

Latest articles

Related articles