Nga Sebastian Zonja
Për situatën në veri të Kosovës kanë reaguar shumë politikanë dhe analistë për rajonin. Po sjellim në vëmendje tre reagime të analistëve amerikanë dhe një patronazhist të Rilindjes.
Janush Bugajski, analist për rajonin: Mbështetja e SHBA-së për Vuçiçin po destabilizon rajonin.
Daniel Server, analist për rajonin: Amerikanët mund ta vështirësojnë jetën e Kurtit. Por pozicionit të tyre i mungon logjika. Si i mbështesni zgjedhjet dhe jo rezultatet e tyre legjitime? Si i përkrahni të drejtat e barabarta, por kundërshtoni vendosjen e zyrtarëve të zgjedhur për shkak të përkatësisë së tyre etnike? Si e dënoni veprimin e policisë për të mbrojtur kryetarët e zgjedhur, por jo rebelët që i sulmuan?
Eduard Jozef, analist për rajonin: Cilat janë pasojat e Serbisë për vizitën e Aleksandar Vulinit në Rusi?
Ish-Kreshnik Spahiu, patronazhist në emigracion: SHBA mund ta shpall Non-Grata Kurtin njësoj si “sovranisti” i Tiranës dhe Dodiku i Republikës SRPSKA.