PLL ankimon në Kolegj mos numërimin e kutive në Dibër, Kurbin |Axhami: Çdo votë, është votë gjaku

“Deri në këmbënguljen e fundit qoftē edhe për një votë të tjetërsuar të PLL” – kështu ka shkruar kreu i Partisë Lëvizja Legalitetit Shpëtim Axhami pas shortit të ankesës më kolegjin zgjedhor.

Partia Levizja e Legalitetit, duke respektuar afatet ligjore, po ndjek hap pas hapi ne KQZ ((KAS) dhe ne Kolegjin e Lartë Zgjedhor, nëpërmjet ankimimeve të saj, gjetjen edhe të një vote hedhur për PLL në fletën e votimit, votë e cila mund të jetë tjetërsuar e vjedhur padrejtesisht si ne bashkite,
Tirane, Kamez, Elbasan, Kurbin, Vore, Mat Prrenjas, Vau Dese.
Kryesore për ne mbetet hetimi administrativ mbi ndërhyrjet e qëllimshme në Dy qendra votimi (kuti votimi) në Bashkinē Kamez, 1 Nje në Bashkinë Dibër, 1 Nje ne Bashkinë Kurbin, ku nxjerrje e tyre si TE PAVLEVSHME, demtuar qellimisht, i rrezikon ne menyre të drejtëperdrejte humbjen e 3 (Tre) mandateve për keshilltar bashkiak Partise Levizja e Legalitetit.
Ne filozofine tone ne besojme ne legjitimitet dhe drejtësi, prandaj jemi për një shtet të së drejtës ku vullneti i votës së lirë duhet të prevaloj mbi gjithçka
Betaja ligjore sapo ka nisur, e drejta me ne.
“Atdheu mbi të gjitha”🇦🇱

Latest articles

Related articles