Milani në Champions League, Giroud udhëheq kuqezinjtë në triumfin e Torinos

Një gol shumë i rëndësishëm nga Olivier Giroud i jep Milanit fitoren në fushën e Juventusit për të siguruar edhe matematikisht zonën Champions League.

Skuadra e Stefano Piolit u largua me 3 pikë shumë të rëndësishme nga Piemonte që ulin disi dhimbjen e eleminimit nga gjysmëfinalja për të evituar në këtë mënyrë një katastrofë vetëm një vit pasi kuqezinjtë u shpallën kampionë të Italisë.

Në krahun tjetër, Juventus mbetet në zonën e Conference League dhe tashmë sezoni është kompromentuar tërësisht për bardhezinjtë që regjistrojnë edhe humbjen e dytë pas asaj të Empolit duke reflektuar në këmbët e tyre vendimin e Apelit të Federatës me heqjen e 10 pikëve në klasifikim për çështjen e plusvalencave.

Latest articles

Related articles