Kalemaj: Rama përgjegjës për dështimet e PS në Vlorë dhe Durrës

Nga turi i mirënjohjes në Vlorë, kryeministri Edi Rama e përqendroi sot kritikat tek problematikat në strukturat e PS ku mori si shembull kadastrën për të paralajmëruar largime të drejtuesve në këtë qytet.

Ai kërkoi më shumë reflektim jo vetëm në degën e Vlorës por edhe në qeverisë qendrore.

Lidhur me këtë politologu Ilir Kalemaj, tha për MCN lajme, se me gjithë këto kritika të Ramës, pesha dhe përgjegjësia politike nuk duhet shmangur nga ana e kryeministrit.

Ishte jo befasi ajo që tha Rama sot nga Vlora janë ndërruar 10 drejtorë nga kadastra dhe natyrisht drejtorët janë drejtuar për shkak të presioneve mafioze që i janë bërë atyre, dhe siç është folur nën zë.

Tani i bie që këta ose kanë qenë të gjithë të korruptuar dhe kanë kërkuar shuma të mëdha parash ose atyre u është bërë presione mafioze për shkak të pronave në bregdet dhe janë detyruar të japim dorëheqje.

Në të dyja rastet pesha dhe përgjegjësia politike nuk duhet shmangur nga ana e kryeministrit por edhe nga ana e qeverisë.

Dhe e dyta ajo që tha kryeministri në Durrës, ishte për drejtorët e përgjithshëm të administratës, tani aty dihet që ka pasur drejtorë me mjaft peshë, të OSSHE-së p.sh., që kanë drejtuar fushatën e Durrësit dhe duket që ka përplasje brenda PS, dhe duket se i është faturuar përgjegjësia për shkak të një numri të caktuar të votash që ndoshta nuk janë mbledhur ose dhe ndoshta për shkak të abuzimit të detyrës pikërisht këtyre drejtorëve me peshë.

Latest articles

Related articles