Interesante si Perandoria luan me simbolikë:
Edhe Bajram Curri për të njejtën arsye u godit. Pati nisur foltore andej ka Kruma, Hasi, Tropoja, (Prefektura e Kosovës). Nxirrte ushtarë që i bënin atentate shtetit, sulmonin postat e xhandarmërisë, mandej shkonin fshiheshin në “Zonën Neutrale të Junikut”. E gjitha në funksion të luftës politike në Tiranë. Vepronin edhe kundër rendit të çertifikuar ndërkombëtar, pati kërkuar 1 minut heshtje për Leninin në parlament, pra ishte me krahun revolucionar. Për të neutralizuar veprimtarinë kundër shtetit, elita e Tiranës dërguan një tjetër “tropojan” për ta vrarë, Cena beg Kryeziu (oxhaku i Kryezinjve janë Bytyç, një ndër tri fiset kryesore të Malsisë së Gjakovës).
Si iu mor Sali Berishës Tropoja? Elita e Tiranës kapi faktorët tropojanë në Tiranë, u tha se duhet marrë Tropoja sepse e kërkojnë për simbolikë. Juri Kim vitin e fundit ka shkuar disa herë në Tropojë. Asgjësimi elektoral që Ambasada Amerikane i bëri Sali Berishës, me qindra mekanizma që ka në Shqipëri, celebrohet sot me një foto në Tropojë.
Ne të gjithë duhet të mësojmë ta kuptojnë politikën ashtu siç ajo është, jo ashtu siç duam ne të jetë. Të kesh mprehtësi në politikë dmth të kesh pasuri të madhe si komb. Politikëbërja është pasuri.
Nga Indrit Vokshi