Basha takon të rinjtë në Shkodër dhe bën thirrje për protesta

Ish-kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar edhe këtë të shtunë turin e takimeve, ku është ndalur me të rinjtë në Shkodër.

Basha tha se sot rinia është e mërzitur dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në votime. Ai u ndal sërish te mungesa e punësimit, si një arsye që të rinjtë lagohen nga vendi.

Ndërkohë shtoi se nëse nuk dalin në protesta, vendi do të vazhdojë të lëngojë

Basha: Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë.

Unë kam besim dhe shpresë që ky është vetëm fillimi i një reagimi rinor. Çfarë dinë ata që erdhën të kërkojnë votën këtu për dëshirat, ëndrrat dhe nevojat tuaja? Asgjë! Sepse janë të vjetër. Se u bë kohë që po merren vetëm me veten e tyre dhe me njëri tjetrin. Unë kam një plan si mund të përballem me këtë nga pikëpamja politike.

Se nga pikëpamja njerëzore e thashë. Por nga pikëpamja politike, gjëja e parë që duhet të konstatojmë është se rinia është e mërzitur dhe nuk merr pjesë në votime. Rinia duhet të marrë pjesë në procesin politik.

Latest articles

Related articles