Avokati Besart Logu rendit arsyet e rikthimit të Lulzim Bashës

Avokati Besart Logu tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha është një nga personalitet me eksperiencën më të plotë politike.

Sipas tij, në zgjedhjet e 2021 Basha shënoi një rezultat prej 622 mijë votash, rezultat të cilin PD ka mundur ta arrijë vetëm më ‘96.

“Basha ishte i tërhequr për 1 vit. Por Basha është deputet i PD, është ish-kreu i PD, ka një eksperiencë të vyer në ekzekutiv ku Berisha i thoshte Ramës se i duhen 4 jetë të arrijë rezultatet e Bashës si ministër. Ka eksperiencë në pushtetin vendor; projektet me të cilat sot mburret Veliaj si Pazari i Ri, Unaza e Madhe, Xhamia e Madhe janë të gjitha të miratuara kur Basha ishte kreu i bashkisë. Ka 8 vite eksperiencë si kreu i opozitës; në 2021 shënoi një rezultat prej 622 mijë votash, vetëm në ‘96 PD ka arritur këtë rezultat”, tha Logu.

Latest articles

Related articles