DASH i ashpër me Kurtin: Vepruat kundër këshillës sonë, do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona me Kosovën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar ashpër pas tensioneve në veri të Kosovës.

Në reagim thuhet se SHBA dënon ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që janë ndërmarrë kundër këshillave të SHBA dhe partnerëve evropianë.

DASH ka bërë thirrje që kryeministri Albin Kurti të ndryshojë kursin e sjelljes dhe palët duhet të përmbahen nga veprime të mëtejshme që nxisin konfliktin.

Reagimi:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin.

Latest articles

Related articles